Aksidentoi për vdekje një person në Tiranë, 29-vjeçarja përlotet në sallën e gjyqit, Gjykata e lë në burg
Shqiperi
Gazeta Express
18/08/2022 12:56
Në burg me afat 30 ditor është lënë nga Gjykata e Tiranës Elinta Garo, 29 vjeçarja që aksidentoi për vdekje një person dhe plagosi dy të tjerë.
Sipas ekspertizës shkaku i aksidentit ka qenë përdorimi i telefonit nga ana e Garos, ç’ka ka sjellë humbjen e drejtimit të kontrollit të automjetit.
Vertë Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni.
Gjatë kësaj kohe do të kryhet ekspertiza auto-teknike e automjetit që ajo drejtonte.