Thahet një liqen në Zvicër - Gazeta Express
string(26) "thahet-nje-liqen-ne-zvicer"

Thahet një liqen në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 10:39

Në të gjithë Evropën, thatësira ekstreme po çon në nivele të ulëta të ujit, transmeton albinfo.ch. Liqeni Lac des Brenets në kufirin zvicerano-francez tashmë është zhdukur plotësisht.

Liqeni në kufirin zvicerano-francez ishte degjeneruar tashmë në një rrjedhë të vogël në fillim të gushtit.

Lexo Edhe:

Transporti në liqen qe ndaluar që në korrik për shkak të nivelit të ulët të ujit.

Sipas matjeve të Zyrës Federale për Mjedisin, niveli i liqenit ka rënë në masë jashtëzakonisht të madhe shtatë herë, vetëm në vitet e fundit. Edhe në shtator të vitit 2018, ai tashmë ishte tharë plotësisht.

Liqeni kufitar midis Zvicrës dhe Francës ndodhet në Jura, në luginën e lumit Doubs, transmeton albinfo.ch. Në rrethana normale, ai ka një thellësi maksimale prej 26 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 0.8 kilometrash katrorë.