Këto janë pamjet e atentatit me 2 të vrarë në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë.
Sipas policisë, viktimat janë Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç. Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e qytetit.
Ngjarja e rëndë kriminale duket se ishte e mirëorganizuar. Viktimat udhëtonin me një automjet “BClass Benzz” kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë në lëvizje në autostradën e Vlorës pranë mbikalimit të Panajasë.
Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov. Kanë qenë tre persona, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët. Për pasojë, mjeti i viktimave ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
E vetmja gjurmë që mund të çojë drejt autorëve është një makinë e gjetur e djegur në Frakull të Fierit.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur krimin.
/Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...