VIDEO/ Aksident në Selenicë, makina përfundon në kanal, dy të lënduar - Gazeta Express
string(66) "video-aksident-ne-selenice-makina-perfundon-ne-kanal-dy-te-lenduar"

VIDEO/ Aksident në Selenicë, makina përfundon në kanal, dy të lënduar

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2022 21:26

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Selenicë. Në afërsi të kthesës së Armenit një automjet ka goditur nga pas një makinë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur dy persona, anëtarët e një familjeje. Ndërsa njëra prej makinave ka përfunduar në kanal.

Lexo Edhe:

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Armen, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin I. C., 36 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. A., 51 vjeç, ku si pasojë është dëmtuar pasagjeria e këtij mjeti, shtetasja M. A., 43 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Gazeta Express