Pozhari i reagon Duda Baljes për shaminë: Je mashtruese ordinere - Gazeta Express
string(63) "pozhari-i-reagon-duda-baljes-per-shamine-je-mashtruese-ordinere"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 9:34

Pozhari i reagon Duda Baljes për shaminë: Je mashtruese ordinere

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 9:34

Analisti politik, Xhevdet Pozhari e ka quajtur “mashtruese ordinere” deputeten Duda Balje.

Kjo pasi deputetja e Kuvendit të Kosovës është përfshirë në debatin për shaminë duke thënë se “gratë me shami s’mund të jetojnë pa shami”.

“Po, dhe ti je shembulli i përkryer! Rekordmene e shpenzimit të karburanteve, rekordmene e mungesave në komisione parlamentare, rekordmene e udhëtimeve zyrtare. Pa i “zhdryp” pushtetit kurrë”, ka shkruar Pozhari në Facebook, të mërkurën.

Sipas tij, Duda Balje këtë është duke e bërë “për vota”. /Express