De Angelo Stewart, përforcimi i katërt i huaj te Prizreni - Gazeta Express
string(56) "de-angelo-stewart-perforcimi-i-katert-i-huaj-te-prizreni"

De Angelo Stewart, përforcimi i katërt i huaj te Prizreni

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 19:47

KB Ponte Prizreni po vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.

Klubi prizrenas ka zyrtarizuar këtë të martë edhe përforcimin e katërt të huaj, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin, De Angelo Stewart, i cili është i gjatë 196 centimetra.

Basketbollisti amerikan karrierën e ka filluar në NCAA1, teksa ka luajtur edhe në Gjeorgji e Portugali.

Stewart së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Superliga e Portugalisë, Guimares, ku luajti me mesatare prej 10.55 pikëve dhe me efikasitet 43%. /Gazeta Express/