(VIDEO)Tërheq zvarrë qenin me makinë, arrestohet shoferi i mjetit - Gazeta Express
string(62) "videoterheq-zvarre-qenin-me-makine-arrestohet-shoferi-i-mjetit"

(VIDEO)Tërheq zvarrë qenin me makinë, arrestohet shoferi i mjetit

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2022 17:05

Pamje të rënda vijnë nga Vlora, ku një person ka lidhur qenin pas makine dhe e tërheq zvarrë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit Shpëtim Hajrulla, i cili me një tel kishte lidhur dhe tërhiqte zvarrë qenin. Policia ka arrestuar menjëherë autorin pas videos së rëndë që qarkullonte në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Sipas ligjit në fuqi këto akte dënohen. Vrasja e kafshës së shoqërimit dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj.

/Gazeta Express