Ambasadorja kosovare falënderon Çekinë për mbështetjen për vizat dhe rrugën drejt BE-së
Lajme
Gazeta Express
08/08/2022 23:07
Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysa, është takuar me shefen e kabinetit të Qeverisë çeke, Jana Kotalikova.
Iberhysa me anë të postimi në Twitter, ka shkruar se kanë diskutuar për liberalimizimin e vizave të Kosovës dhe situatën aktuale në Ballkan, njofton Klankosova.tv.
“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Republikës së Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovës dhe rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Iberhysa në Twitter.
“Mezi presim të vazhdojmë të punojmë për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i afruar vendet dhe popujt tanë”.