Interi rrezikon një betejë ligjore për një kontratë për sponsorizim - Gazeta Express
string(67) "interi-rrezikon-nje-beteje-ligjore-per-nje-kontrate-per-sponsorizim"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 18:03

Interi rrezikon një betejë ligjore për një kontratë për sponsorizim

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 18:03

Interi mund të futet në një betejë të shëmtuar ligjore dhe të ngutet për një sponsor të ri kryesor, pasi që Digitalbits ende nuk i ka zgjidhur problemin e pagesave të shtyra

Firma e kriptovalutave ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me vlerë 85 milionë euro si sponsor kryesor i Interi, edhe në fanella edhe në fushë.

Lexo Edhe:

Megjithatë, rata e parë e pagesës nuk është bërë dhe si rezultat Interi e ka larguar shënjën e Giditalbits nga fusha stërvitore, gjatë ndeshjeve para-sezonale dhe nga ueb-faqja.

Deri me tani, ajo mbetet vetëm në fanella, por edhe kjo mund të ndryshojë, nëse i besohet një raporti të bërë nga Corriera della Sera.

Negociatat janë duke vazhduar, por nëse nuk gjenden fonde për ta përmbushur atë kontratë, Interi do të përballet me një betejë ligjore dhe do të kërkojë një sponsor të ri i cili garanton pagesat.

Duke marrë në konsideratë që Zikaltërit janë duke vuajtur për të balancuar librat financiar, humbja e këtyre të ardhurave nga një kontratë joshëse dhe afatgjate do të ishte goditje e madhe për ta.

Ka qenë një vit shumë i vështirë për kriptovalutat dhe frika është se ato tashmë do të falimentojnë. /GazetaExpress/