Zyrtari kryesor i prodhimit të raketave në Tajvan gjendet i vdekur në një dhomë hoteli - Gazeta Express
string(86) "zyrtari-kryesor-i-prodhimit-te-raketave-ne-tajvan-gjendet-i-vdekur-ne-nje-dhome-hoteli"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 16:32

Zyrtari kryesor i prodhimit të raketave në Tajvan gjendet i vdekur në një dhomë hoteli

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 16:32

Një zyrtar i lartë i ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit që drejtonte një njësi të prodhimit të raketave u gjet i vdekur të shtunën në mëngjes në një dhomë hoteli, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve (CNA), e cila kontrollohet nga qeveria.

Ou Yang Li-hsing, i cili ishte nënkryetari i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan në pronësi ushtarake të Tajvanit, vdiq nga një sulm në zemër.

Lexo Edhe:

Zyrtari u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në jug të Tajvanit, por nuk kishte shenja të “ndërhyrjes”, sipas CNA, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, edhe familja e tij kishte histori të sëmundjeve të zemrës dhe ai vetë gjithashtu kishte të vendosur një stentë, thuhej në raport.

Lajmi për vdekjen e zyrtarit vjen mes tensioneve të rritura me Kinën pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan.

Ou Yang kishte marrë postin në fillim të këtij viti për të mbikëqyrur projektet e prodhimit të raketave, në territorin e ishullit që synon të dyfishojë prodhimin vjetor të raketave në rreth 500 këtë vit, ndërsa tensionet rriten.