Dogana në Mitrovicë kap qindra litra vaj të kontrabanduar nga Serbia - Gazeta Express
string(68) "dogana-ne-mitrovice-kap-qindra-litra-vaj-te-kontrabanduar-nga-serbia"

Dogana në Mitrovicë kap qindra litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 14:43

Dogana e Kosovës ka ndaluar në Mitrovicë një automjet që po transportonte 750 litra vaj ushqimor të kontrabanduar nga Serbia.

Sipas njoftimit, Dogana tha se arriti ta identifikojë dhe ndalojë automjetin dhe pas kontrollimit iu gjetën mallra të kontrabanduara.

Lexo Edhe:

“Automjeti  ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia në sasi prej 750 litrave. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtjes doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana ka bashkëngjitur edhe fotografitë nga aksioni.