Burri rrah gruan për vdekje në ditën e dasmës veç pse foli me të ftuarin - Gazeta Express
string(72) "burri-rrah-gruan-per-vdekje-ne-diten-e-dasmes-vec-pse-foli-me-te-ftuarin"

Burri rrah gruan për vdekje në ditën e dasmës veç pse foli me të ftuarin

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 7:09

Një dhëndërr xheloz rus ka vrarë gruan me të cilën sapo ishte martuar, duke e rrahur për vdekje në sy të të ftuarve.

35-vjeçari Stepan Dolgikh u bë xheloz sepse gruaja e tij, 36-vjeçarja Oksana Poludentseva komunikoi me një të ftuar në mënyrë që atij nuk i pëlqeu.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur në Novosibirsk.

Vrasësi i tha gjykatës se ishte i bindur që nusja e tij e tradhtonte me dikë tjetër. Dolgikh ka qenë më parë i dënuar për vrasje, por gruaja e tij, të cilën e njohu kur ishte në burg nëpërmjet letërkëmbimeve, ishte e bindur se mund ta zbuste.

Pasi e vrau, ai e hodhi gruan në një luginë të thellë, ndërkohë që të ftuarit ishin tepër të shokuar që të ndërhynin, por vetëm njoftuan policinë./A2CNN