Muja falënderon Dritën, vjen me një postim emocional - Gazeta Express
string(51) "muja-falenderon-driten-vjen-me-nje-postim-emocional"

Muja falënderon Dritën, vjen me një postim emocional

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 18:52

Futbollisti kosovar, Armend Muja, ka realizuar sot transferimin e tij edhe zyrtarisht të Royal Antwerp, teksa me anë të një postimi ka falënderuar ish klubin e tij FC Drita

Duke e quajtur Dritën një familje e madhe, Muja ka shkruar së kjo ndarje është emocionale pasi që ishte ky klub që ja realizoi atij një ëndërr.

Lexo Edhe:

“Është emocion i madh të shkruash për një ndarje, emocion akoma më i madh është kur nga ky klub po realizoj një ëndërr që shpresoj ta jetësoj deri në fund të karrierës time”, ka shkruar ai.  

“Për rrugëtimin tim deri këtu dua të falendëroj gjithë ata që më kanë mbështetur, klubin FC Drita, presidentin e drejtuesit e klubit, trajnerin Ardijan Nuhiji, stafin e trajnerëve dhe stafin mjekësor, bashkëlojtarët dhe të gjithë punëtorët e tjerë të klubit”.

Ai nuk ka harruar pa i falënderuar edhe tifozët e klubit Drita, Intelektualët.

“Gjithashtu dua të falënderoj ata që më kanë dhënë zemër gjithmonë në fushë, INTELEKTUALËT, faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë, nga sot keni dhe një anëtar të ri në mesin tuaj, gjithmonë do jem përkrahës i Dritës. Për fund dua të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe më kanë mbështetur që nga dita e parë, uroj të ju bëjë krenar gjithmonë”, ka thënë ish sulmuesi i Bluve të Gjilanit. /GazetaExpress/