Identifikohet një nga viktimat e aksidentit tragjik në Rrogozhinë - Gazeta Express
string(65) "identifikohet-nje-nga-viktimat-e-aksidentit-tragjik-ne-rrogozhine"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2022 13:15

Identifikohet një nga viktimat e aksidentit tragjik në Rrogozhinë

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2022 13:15

Identifikohet nga policia njëri prej viktimave të aksidentit të rëndë sot në vendin e quajtur “Bishti  Zhurit” në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar me iniciale F.M.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe policia janë duke punuar ende për të parë se sa persona kanë qenë në makinë pasi përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit.

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement