Zbulohet certifikata e martesës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck - Gazeta Express
string(65) "zbulohet-certifikata-e-marteses-se-jennifer-lopez-dhe-ben-affleck"

Rozë

Gazeta Express

03/08/2022 10:45

Zbulohet certifikata e martesës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Rozë

Gazeta Express

03/08/2022 10:45

U deshën dy dekada që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck t’i thonin “Po” njëri-tjetrit. Pak ditë më parë, çifti i famshëm, që u ribashkua sërish pas afro 20 vitesh, i dhanë fund beqarisë. Këngëtarja dhe aktori vendosën që të martoheshin në Little White Wedding në Las Vegas.

Së fundmi, është publikuar dhe çertifikata e martesës ku vihet re se Jennifer ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj, Affleck. “Bennifers” morën një licencë martese muajin e kaluar në Clark County dhe u martuan pasi fluturuan për në Las Vegas.

Lexo Edhe:

Lopez_Affleck

J Lo ka postuar një sërë fotosh dhe videosh nga dasma surprizë, ku shfaqet me fustanin e nusërisë dhe Ben që shihej me një smoking. Ben dhe Jennifer morën licencën e martesës më 16 korrik dhe u martuan më 17 korrik, me këngëtaren që tha se ishte pak pas në mesnatë.

Çifti shkoi në muajin e mjaltit në Paris, një udhëtim që përfshinte gjumin viral të Affleck-ut në anije. Por pas dasmës së tyre “të fshehtë”, ata po bëhen gati për ceremoninë e madhe. Ata kanë punësuar ekspertin e eventeve Colin Cowie për dasmën e ëndrrave.

Pritja thuhet se do të mbahet në rezidencën luksoze të Ben Affleck në Riceboro, Georgia në javët e ardhshme. “Do të jetë një martesë mbretërore me përmasa epike. E shkëlqyeshme, e sofistikuar dhe me shije”, thotë një zëdhënës i Colin Cowie.

Pak ditë më parë, Jennifer Lopez bëri një postim në faqen e saj të internetit në lidhje me martesën e saj me Ben Affleck: “Ne ia dolëm. Dashuria eshte e bukur. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”. /abcnews.al