Shfaqjet që do të luhen në ‘Prizrenfest’ - Gazeta Express
string(38) "shfaqjet-qe-do-te-luhen-ne-prizrenfest"

Shfaqjet që do të luhen në ‘Prizrenfest’

Arte

Gazeta Express

27/07/2022 16:56

Programi i shfaqjeve të edicionit të parë të festivalit ndërkombëtar të teatrove në qytetin e Prizrenit trajton një numër të madh ngjarjesh. Në mesin e shfaqjeve që do të luhen janë: “Ora e vdekjes”, “??? ?? ?? ????????? ?????ë???ë”, “??? ????ë ?????? ?’?? ?????ë”, “Marea”.

Ora e vdekjes trajton fatin e të burgosurve politik në Kosovë dhe Shqipëri. Shfaqja përfshin edhe tregime nga të mbijetuarit (nga masakra e burgut të Dubravës) si dhe tregime nga të burgosurit nëpër burgjet e tjera të luftës së fundit në Kosovë dhe kohës së komunizmit në Shqipëri.

Lexo Edhe:

E inskenuar në hapësirat e dikur Burgut të Prishtinës, i shndërruar sot në muze, publiku jo vetëm që do ta përjetojë shfaqjen dhe tregimet, por do të përjetojë edhe hapësirat e burgut.

Projekti trajton jetën, moralin, identitetin, fatet, luftën, mbijetesën dhe dashurinë, gabimin dhe pafajësinë, lirinë dhe vdekjen, të gjitha këto të gërshetuara në një koncept inovativ teatror.

Marea është fjalë italiane për baticën, fenomenin periodik i cili bënë që masat e mëdha të ujit në planetin tonë të ngrihen ose të bien për shkak të tërheqjes gravitacionale të Diellit dhe veçanërisht të Hënës.

E fshehtë, e vrullshme, e pa shmangshme aq sa edhe e paparashikueshme. Marea është ciklike dhe ndjek rrjedhën e saj.

Ajo përfaqëson një paradox, një tabu e asaj që është e natyrshme por nuk konsiderohet si e tillë. Ajo dëshiron t’i japë vlerë asaj që gruaja është e neglizhuar, e keqkuptuar, e denigruar.

Tri gra zhytin vetveten në rrjedhën e një prej proceseve më natyrale biologjike, ciklit menstrual, duke njohur bukurinë e ndodhive natyrore për atë që janë në të vërtetë, pa nuancat e groteske. Ngjyra e KUQE është pikërisht ajo që i bashkon ato. Pasion. Gjak. Turp.

Marea është pengesë dhe çlirim, një ulërimë për vetëkujdesje.

“??? ?? ?? ????????? ?????ë???ë”

Është një monodramë e kombinuar me histori autobiografike, fragmente të shkruara nga Pasolini dhe ripunime autoriale.

Skenografia përbëhet nga një tavolinë dhe karrige e bardhë, një libër, si dhe nje varg me poça në të cilin janë të varura disa fotografi bardhë e zi të vendeve dhe personave të rëndësishëm për protagonistin.

“PPP po ju prezentoj Shqipërinë” shfaqë takimin në mes të një njëzet vjeçari, bir i emigrantëve shqiptar dhe romanit “ Ëndrra e një gjëje” të Pier Paolo Pasolini.

Duke e lexuar këtë roman djaloshi kërcen shpejtë në këmbë dhe vrapon tek ditari i tij në të cilin shkruan me entuziazëm: “ I nderuari P.P.P. para së gjithash po ju shkruaj që të ju falenderoj…”. Kështu nise një korrespodencë imagjinare që shtynë djaloshin të rrëfejë për emigrimin e prindërve, per legjendat qe ia kane percjellur gjysherit, për vallet e ritualet qe i japin ritëm jetës në fshat.

Iliri pak nga pak fillon te zbertheje ndenjen e perkatesise se origjines se tij duke e rigjetur ate ne fjalet e shkrimtarit te madh.

“PPP po ju prezentoj Shqipërinë” e shoqëron shikuesin përmes një sërë situatash të një pasqyrimi.

Nga njëra anë është Friuli i Pasolinit ndersa Në anën tjetër është Shqipëria e Ilirit. I shtyrë nga rigjetja e Pasolinit në atdheun e nënës së tij, alter egoja transparente e Klaus Martinit nxiti rigjetjen e tij në një botë nga e cila ishte ndarë qe fëmijë, e qe tani e kishte harruar dhe shtypur për hirë të një integrimi të ri.

“??? ????ë ?????? ?’?? ?????ë”

Këtë shprehje e dëgjojmë dhe e themi shpeshherë në situata të vështira, të pashpresa dhe pa rrugëdalje. Kur tmerrohemi nga bota dhe ngjarjet, kur realiteti kalon mbi gjithçka që mund të prisnim kudo dhe të imagjinonim në makthet tona më të këqija. Është habia e një njeriu të arsyeshëm përpara diçkaje që i tejkalon të gjitha shpjegimet e arsyeshme. Përballë asaj që e lë memec dhe të pafuqishëm pavarësisht gjithë librave që ka lexuar dhe gjithë kufijve të imagjinatës së shkrimtarëve. Kjo është diçka që Tvrtko Kulenoviqi, në momentin që e shkroi atë fjali, nuk e gjeti as te Dante, as në Bulgakov, as në të gjitha bibliotekat që lexoi. Kurrë. Askund.

Në një kohë pa kohë, shkrimtari nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të ulet e të shkruajë. Duke qenë se jeta në situata të tilla nuk jetohet, por më tepër vuhet, një shkrim i tillë po regjistron një lloj “historie të sëmundjes”. Ai libër largimesh, historia e humbjes, përshëndetjeve të humbura dhe faljes së pamundur, na drejtohet sot nga e kaluara, për të na futur në biseda me kohën e tashme.

Shabllonet dokumentare dhe jodokumentare janë gjithashtu bazë për shfaqjen tonë, aq sa kanë qenë edhe për romanin e Tvrtko Kulenoviqit. Si frymëzim për kërkimin artistik, që në këtë rast është teatri i kujtesës. Një teatër që, siç do të thoshte Heiner Müller, është dritarja përmes së cilës e shohim të kaluarën. Në të njëjtën kohë, këtu është edhe korniza për imazhin e së tashmes. Ndoshta mbi skajin e saj ne po dalim pak në një të ardhme ende të padukshme, të mjegullt. Shfaqja është si një proces bisede mes librit, skenës dhe publikut. Përballja, kujtimi, pyetja, dëshmimi. Përballja e shumë historive të vogla, private me ato histori të mëdha, kolektive, zyrtare.

Në njëqindvjetorin e ekzistencës së tij, Teatri Kombëtar i Sarajevës kujton me këtë shfaqje shumë nga ditët e tij të lumtura dhe jo të lumtura, njerëzit dhe fatet e panumërta që e shënuan gjatë gjithë asaj kohe dhe që u shënuan prej tij. Festin edhe gjithçka që ndodhi në shtëpi të tjera të mëdha e në mënyra të ndryshme. Dhe kujton atë që kurrë, askund, nuk ndodhi.

Darko Lukiç

/Gazeta Express