Mediat serbe i kanë kritikuar ashpër thirrjet e tifozëve shqiptarë dhe të atyre kroatë kundër serbëve.
Mbrëmë, në ndeshjen ndërmjet Shkupit dhe Dinamo Zagrebit, “Shvercerat” dhe “Bad Blue Boys” u dëgjuan me brohoritje të rënda si: “Vrite serbin” dhe “Vdis Serbi”, ndërsa tifozët shkupjanë shpalosën edhe flamuj të UÇK-së dhe flamuj kombëtarë shqiptarë, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, këto veprime i kanë çartur serbët.
Mediumi “Kurir” e ka quajtur “turp” veprimin e tifozëve, ndërsa ka kërkuar nga UEFA të reagojë dhe t’i dënojë tifozët dhe klubet e tyre.
Mediumet serbe kanë shkuar aq larg sa që e kanë akuzuar edhe UEFA-n se po bëhet e njëanshme, duke konsideruar se serbët dënohen kur thërrasin “Kosova është Serbi” dhe se Kosovën e falin kur bën “skandale të tilla”.
“Pas ndeshjeve në Zagreb dhe në Shkup, shtëpia evropiane e futbollit do të duhej të reagonte me sanksione të rënda për të dyja klubet”, ka shkruar tutje “Kurir”.
UMRI UMRI UMRI S*RBIAAAA pic.twitter.com/E8r7YCUoXz
— ف (@NabeelAlbanee) July 26, 2022
Kjo ishte një përgjigje e shqiptarëve ndaj tifozëve serbë, të cilët jo rrallëherë janë dëgjuar duke kënduar “vrite shqiptarin” dhe “shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, por edhe “Kosova është zemra e Serbisë”.
Dinamo e fitoi ndeshjen e mbrëmshme të luajtur në Shkup me rezultat 1:0 më golin e shqiptarit Arijan Ademi dhe me këtë rast kroatët shkuan tutje pasi loja e parë në Zagreb kishte përfunduar baras. /Gazeta Express/