Britania e Madhe trondit Shqipërinë, politikanët bashkëpunojnë me kriminelët për vota: Kush u shpall “non grata”? - Gazeta Express
string(108) "britania-e-madhe-trondit-shqiperine-politikanet-bashkepunojne-me-kriminelet-per-vota-kush-u-shpall-non-grata"

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2022 16:26

Britania e Madhe trondit Shqipërinë, politikanët bashkëpunojnë me kriminelët për vota: Kush u shpall “non grata”?

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2022 16:26

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, ka deklaruar se me shpalljen non grata të 27 personave, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë, këtyre të fundit nuk iu lejohet hyrja në Britani.

Ai theksoi ndër të tjera se blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike është një problem madhor për Shqipërinë për aq kohë sa politikanët punojnë me kriminelë për të shantazhuar e kërcënuar votuesit.

Stuart Peach shtoi se nevojiten ndryshime dhe reformat ë mëtejshme zgjedhore.

Në vendim thuhet:

Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre mbyt zërin e popullit shqiptar. Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement