Në burg për trafikun e 613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon të shkojë në spital - Gazeta Express
string(76) "ne-burg-per-trafikun-e-613-kg-kokaine-arber-cekaj-kerkon-te-shkoje-ne-spital"

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2022 12:44

Në burg për trafikun e 613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon të shkojë në spital

Shqiperi

Gazeta Express

21/07/2022 12:44

“Arbër Çekaj i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë ka kërkuar që të lirohet nga regjimi 41 biss për të shkuar drejt spitalit duke pretenduar se ka probleme shëndetësore.

“Kam probleme shëndetësore, kam nevojë për trajtim spitalor”. Kjo është kërkesa e Arbër Çekaj.

Arbër Çekaj është pronari i firmës ‘Arbri Garden’, ku u sekuestruan 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane në kuadër të operacionit ‘Last snow’. Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Çekajn. Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

/Gazeta Express