Një i ri shqiptar në Greqi është infektuar me linë e majmunit.
24-vjeçari që jeton në Magnezi është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë.
I riu fillimisht u shtrua në spital si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se ishte infektuar me linë e majmunit, shkruajnë mediet greke. Raportohet se ai kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar.
Virusi ka një periudhë inkubimi prej 14 ditësh, sipas CDC. Simptomat e para janë ato të gripit të zakonshëm, si temperatura, të dridhurat, lodhja, dhimbja e kokës dhe e muskujve, dhe fryrje të nyejve limfatike, të cilat ndihmojnë trupin të luftojë virusin dhe sëmundjen.
Më pas, i infektuari përjeton daljen e njollave të ashpra në fytyrë, trup dhe brenda gojës. Puçrrat janë të mbushura me lëng dhe shpesh të kuqe. Ato zhduken pas një periudhë prej dy ose tre javësh.
/Gazeta Express