Oleksandr Zinchenko do të jetë përforcimi i radhës i Arsenalit.
Gazetari, David Ornstein, nga “The Athletic”, ka raportuar këtë të hënë se klubi nga Londra tashmë është në proces të finalizimit së marrëveshjes, përcjell Gazeta Express.
Arsenali thuhet se tashme ka arritur marrëveshje në parim edhe me Zinchenkon rreth kushteve personale.
Sipas Ornstein, nëse gjithçka shkon sipas planit, ukrainasi do të largohet nga turneu para-sezonal i Manchester Cityt për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te “Topçinjtë” këtë javë.
25-vjeçari është pajtuar që të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.
Ditë më parë, Arsenali kishte arritur marrëveshje me Manchester Cityn për tarifën e transferimit, e cila është 30 milionë funte – plus 2 milionë tjera në formë bonusesh.
Oleksandr Zinchenko do të bëhet transferimi i pestë i Arsenalit në afatin kalimtar të verës, pas Marquinho, Matt Turner, Fabio Vieira dhe Gabriel Jesus. /Gazeta Express/
? EXCL: Arsenal finalising move for Oleksandr Zinchenko from Man City after reaching agreement in principle on 4yr contract. Fee £30m + £2m achievable adds & now personal terms in place too. If all goes to plan, medical then sign @TheAthleticUK #MCFC #AFC https://t.co/H1ltVpVjK5
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 18, 2022