VIDEO/ Çfarë ka mbetur një ditë pas masakrës në Fushë-Krujë, Brilant Martinaj u vra bashkë me truprojën - Gazeta Express
string(101) "video-cfare-ka-mbetur-nje-dite-pas-masakres-ne-fushe-kruje-brilant-martinaj-u-vra-bashke-me-truprojen"

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2022 11:36

VIDEO/ Çfarë ka mbetur një ditë pas masakrës në Fushë-Krujë, Brilant Martinaj u vra bashkë me truprojën

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2022 11:36

Këto janë pamjet nga mbikalimi i Fushë-Krujës një ditë pas vrasjes së 3-fishtë ku u ekzekutuan Brilant Martinaj; Arbër Hoxha dhe Diklen Vata.

Ekspertët e policisë së Durrësit kanë shkuar sërish sot në vendin e atentatit të djeshëm pasi mendojnë se mund të gjejnë prova të tjera që t’i çojnë ta autorët. Një tjetër detaj i ri i zbuluar sot është lidhja mes dy viktimave. Dikler Vata, dyshohet se ishte truprojë e Brilant Martinajt. Grupi hetimor mendon se Diklen Vata ka dalë nga automjeti për t’u vetëmbrojtur, por është vrarë nga autorët.

Lexo edhe: Masakra në Fushë Krujë, të rinjtë u ekzekutuan me teknikë ushtarake, 3 milionë lekë për “kokën” e vrasësve

Si ndodhi atentati?

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha u ekzekutuan në makinën e tyre nga katër persona të panjohur. Autorët i dolën para makinës Volkswagen Passat me të cilën po udhëtonin viktimat dhe i qëlluan me breshëri automatiku.

Lexo edhe: Ekzekutimi mafioz në Fushë-Krujë, killerat e ndoqën kushëririn e Vis Martinajt një javë, zbardhen lëvizjet e fundit

Diklen Vata mundi të dalë nga makina, por autorët që ishin ende në vendngjarje janë kthyer dhe kanë qëlluar ndaj tij me një tjetër breshëri, duke u siguruar që 30 vjeçari të mos mbijetonte. Dy të tjerët, Hoxha dhe Martinaj mbetën të bllokuar brenda mjetit që shpërtheu në flakë, duke djegur plotësisht trupat e tyre. Më pas autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Kush janë viktimat

Viktimat e ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Ata dyshohet se janë pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘armëmbajtja pa leje’. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit të Ervis Martinajt. Arbër Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Lëvizjet e fundit

Vendi i fundit ku është pikasur makina e 3 viktimave ishte aeroporti i Rinasit. Prej aty dyshohet se ka nisur edhe ndjekja e tyre. Autorët, të cilët janë 4 sipas policisë, i kanë mbajtur nën vëzhgim dhe i kanë zënë pritë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie.

3 milionë lekë për identifikimin e autorëve

Policia e shtetit ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë të rinj për këdo që jep informacion për identifikimin e autorëve të masakrës së Fushë Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha mesditën e djeshme.

Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët, ju informojmë se: Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj. Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurtë“, njofton policia.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement