string(60) "tenderi-i-sterilizimit-ish-ministri-ilir-beqja-shkon-ne-spak"

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2022 10:15

Tenderi i sterilizimit, ish-ministri Ilir Beqja shkon në SPAK

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2022 10:15

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja paraqitet në SPAK ku do të pyetet për koncesionin e sterilizimit.

10 ditë më parë u mor në pyetje për herë të dytë edhe ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Pritet që SPAK të marrë në pyetje të gjithë zyrtarët e akuzuar për këtë çështje, ku në krye qëndron ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

/Express