string(80) "zbulohet-oferta-e-klubit-spanjoll-per-kubon-marreveshja-edhe-me-afer-finalizimit"

Sport

Gazeta Express

17/07/2022 17:26

Zbulohet oferta e klubit spanjoll për Kubon, marrëveshja edhe më afër finalizimit

Sport

Gazeta Express

17/07/2022 17:26

Real Sociedadi është edhe më afër transferimit të Takefusa Kubos.

Klubi spanjoll është i gatshëm t’ paguajë 6.5 milionë euro Real Madirdi për 50% të së drejtës së sulmuesit japonez, transmeton Gazeta Express.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, bisedimet mes palëve po përparojnë në mënyrë që marrëveshja të finalizohet së shpejti.

Real Sociedadi i ka ofruar Kubos kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

21-vjeçari nënshkroi për Real Madridin në vitin 2019, por ai nuk ka arritur të bëjë asnjë paraqitje zyrtare për skuadrën e parë.

Kubo këtë periudhë e kaloi si i huazuar te Mallorca, Villarreali e Getafe.

Pasi ka përjetuar katër periudha huazimi, ish-sulmuesi i Tokyos do të largohet përfundimisht këtë verë nga Real Madridi me një marrëveshje të përhershme. /Gazeta Express/

aaaaa