Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e djegur në Larushkë, e dyshuar se është përdorur nga autorët për atentatin e Fushë-Krujës, janë gjetur në brendësi të mjetit tre armë zjarri automatike. Targa e mjetit rezulton e vjedhur dhe e kallëzuar si tillë në Tiranë, këtë vit.
LEXO EDHE: Masakër në Fushë Krujë, 3 të ekzekutuar! Autorët i dolën para makinës dhe zbrazën 50 plumba
Burime për Abcnews.al thonë se dyshohet se kanë qenë 4 autorë, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se shtetasi Diklen Vata që mundi të dilte nga mjeti i plagosur por i gjallë është qëlluar dhe nga afër me armë.
Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.
Një prej viktimave të djegura është Brilant Martinaj, ndërsa tjetri shoferi i mjetit, dyshohet Besmir Hoxha.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...