Shkak i atentatit të sotëm në Fushë-Krujë me 3 viktima dyshohet se ka qenë hakmarrja.
Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, 30 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen e stome.
Mësohet se Brilant Martinaj është kushëri i Ervis Martinajt.
Gazetari i Abcnews.al, mëson se Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.
Më 20 dhjetor 2020, policia arrestoi Nikoll Sherrniku, asokohe 21 vjeç si autor të dyshuar të vrasjes së Xhuliano Prelës, ndërsa Brilant Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Abcnews.al raporton se Brilant Martinaj dyshohet se është gjithashtu autor i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor të vitit 2021. Xhelal Reçi mbeti viktimë, pasi u qëllua me armë pranë biznesit të tij në Laç. 60-vjeçari ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat 2 vite më parë.
Për asnjë nga ngjarjet nuk ka pasur prova për Brilant Martinajn.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...