Kisha e Shën Pjetrit e njohur si kisha sase u ndërtua nga sasët në shek. XIII, sasët ishin popullsi gjermane të specializuar në kërkim të xeheve dhe vendoseshin kryesisht afër vendburimeve të xeheve.
Ajo u ndërtua për shërbesat fetare të këtij komuniteti i cili u vendos në Trepçë, mendohet se kjo kishë u ndërtua nga mjeshtërit dalmat. Kisha ka vlera të veçanta arkitektonike, sepse gjatë ndërtimit të saj u aplikuan dy stile ndërtimi, muret e saj ishin në stilin Gotik kurse ikonat ishin të stilit Bizantin. Bazilika e Shën Pjetrit në Trepçë hynte në radhët e bazilikave me të mëdha të asaj kohe në rajonin e Ballkanit.
Për herë të parë kjo kishë përmendet në dokumentet perëndimore në vitin 1303. Sasët ishin prezent në Trepçë deri në shek.XV kurse kisha doli jashtë funksioni në shek. XVI.
Pushtimi Osman çoi në ndryshimin e strukturës së popullsisë në aspektin etnik po ashtu edhe në atë fetar, në fund të shek. XVII për shkak të luftës në mes Perandorisë Osmane dhe Austrisë kjo kishë kishte mbet në rrënoja.
Kisha sase për herë të parë u konzervua në vitin 1967, aktualisht gëzon mbrojtje ligjore si Monument i Trashëgimisë Kulturore.
Vendbanimi ku gjinden gërmadhat e kishës paraqet një pamje pitoreske, me një peisazh malor shumë të bukur. Në këtë vendbanim përgjatë periudhave të ndryshme ishin prezente shumë popullsi perëndimore në mesin e tyre edhe anglezet të cilët themeluan lagjet e tyre, si dhe zhvilluan jetën kulturore dhe sportive. Nga periudhat e mëvonshme kanë mbet objekti i Kinemasë, Muzeu i Kristaleve, Pishina gjysmë olimpike si dhe një mori objektesh nga kjo periudhë. Koha e pasluftës ndikoj dukshëm në braktisjen dhe degradimin e këtyre objekteve. Vlen të ceket se këto hapësira janë shndërruar në atraksione turistike si dhe janë organizuar aktivitete kulturore nga organizatat si 7 Arte ku shfaqi filma në hapësira të ish kinemasë si dhe së bashku me Hapësirën Multifunksionale Tetris nga Prishtina organizuan një ditë aktivitet kulturor për të gjitha grupmoshat, si dhe OJQ Futja Ngjyre zhvilloj Festivalin “Nomad Camp”.
Së fundi Minstria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka ndërmarrë ndërhyrje restauruse e emergjente në kishën e Shën Pjetrit.
Kisha e Shën Pjetrit gjendet rreth 9 kilometra në lindje të qytetit, në Stan Tërg komuna e Mitrovicës.
Shkrim nga Ylber Shala.
/Muzeu i Mitrovicës
/Gazeta Express