Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit me 13 tetor 1931. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku.
Mos ma kujto
E shkuara ka çaste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
për shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!
Për shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!
Për shembull me rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!
Për shembull pësova diku një disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’më zinte me dite e me nate, mos ma kujto!
Për shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër te vrare, mos ma kujto!
Për shembull me pe duke ngrenë e gënjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shthurur, te rene e te thyer, mos ma kujto!
Për shembull ne shtrat s’u bëra për burrë, mos ma kujto,
I turpshëm u drodha si qengj nen lëkurë, mos ma kujto!
E shkuara ka ore dhe çaste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
Gri
Shumë ujë gri, shumë qiej gri,
Gri në dritare, gri në vetmi.
Ikin lejlekët larg në arrati,
Shumë ujë gri, shumë qiej gri.
Pikojnë strehet melankoli,
Shume strehë gri, shumë pika gri.
Postier përtaci vjen në shtëpi
Me pallto gri, me letra gri.
Hesht pas dritares maçoku i zi,
Gazeta hapet me tituj gri.
Gri në dritare, gri në vetmi,
Ikin lejlekët larg në arrati…
Nuse nga Kosova
Kam dashur t’i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse
Andej nga Kosova në fshatrat e thella,
Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe
Si valë e flamurit tek shpella.
Ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra,
Ku Rrjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura,
po veç si qëmoti me kuaj.
Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë,
Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë,
me dorën time t’ia shkundja duvakun palë mbi palë
Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.
Dhe s’kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët
Në vatrën time të vjetër sa përralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër,
Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,
Ku s’merr dot një nuse për nip a për djalë,
Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta;
Këto pasaporta s’te lënë të marrësh nuse me kalë,
As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta…
Kam ëndërruar t’i gjeja një nuse tim nipi të dashur
Në fshatarat e thella andej nga Kosova,
Se s’desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur,
Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja.
Epitaf për vetën time- Variant
Përjetësisht këtu fle Dritëroi Me etrit,
gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte,
po s’e lanë.
Testamenti
O toka ime që të lërova e të thura këngë,
Që të kam dashur plisin dhe barin,
Që të kam fshirë me duar, me mëngë,
Në ç’vend ma le varrin?
Më mirë ma bëj diku në një brazdë,
Apo larg mbi përrua ndofta,
Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë,
Duke më sjellë lajme nga bota,
Nga bota që e pata të mbyllur sa rrojta,
E kyçur dera, me lloze poerta…
Letër
I dashur mik,
Kur vjershat e mia lexon varg për varg,
Ti thua se unë ne vatër kam lumturi?
Vërtetë, vëlla, ashtu te duket nga larg,
Ndërsa aspak nuk e di!
I dashur mik,
Çdo natë të shtrihesh net e njëjtin krevat,
Të ngrihesh nga i njëjti shtrat çdo mëngjes,
Dyzet vjet të njëjtin varr e të njëjtin fat
Dhe i lumtur te jesh?
Qentë
Mendova i shtrirë në shtrat një mëngjes,
Të vdes dhe mes jush mos me gjeni,
Po shpejt u pendova: s’do vdes
Se du atë gjej origjinën tuaj prej qeni.
/Gazeta Express
aaaaa