Lajm i ri për meraklit e Birra Peja - Gazeta Express
string(35) "lajm-i-ri-per-meraklit-e-birra-peja"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2022 16:53

Lajm i ri për meraklit e Birra Peja

Lajme

Gazeta Express

11/07/2022 16:53

Gjiganti i birrës në Kosovë, Birra Peja ka shtuar edhe një produkt të ri vendor në linjën e birrave – Birra Peja Lager me alkohol 5.0% dhe në sasi prej 0.25L .

Kërkesa e tregut për një birrë të tillë nga brendi i preferuar Birra Peja, tani është plotësuar me linjën e re, plot karakter, guxim, dhe shije të pëlqyer nga të gjitha grupmoshat që pinë birrë. Nga 05.07.2022, këtë pije do të mund ta gjeni në pika shitese, bare, klube, dhe restorante të servuar të ftohtë dhe të gatshme për t’ju dhuruar një shije të freskët dhe të sofistikuar.

Lager është birrë e cila krijohet me shkathtësi të veçanta teknike, e kjo i jep një shije shumë të dëshiruar nga adhuruesit e birrës, dhe e dallon nga birrat tjera për cilësinë që zotëron.

Për më shumë informacione, ndiqni faqet zyrtare të Birra Peja në Instagram dhe Facebook.