Ndonëse SPAK kërkoi pushim të hetimit për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal, GJKKO ka kthyer çështjen për hetim.
Bëhet fjalët për ish-gjyqtarët:
1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
2.Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
3.Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
4.Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
5.Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
6.Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
7.Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
GJKO i kërkon SPAK-ut të thellohet në hetime në lidhje me akuzat për ‘Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë’.
Vendimi për ish gjyqtarët u shpall nga gjyqtari Erion Bani, ndërsa prokurorja Dolores Musabelliu kërkoi pushimin e çështjes.