Kush bën më së shumti gafa tek politikanët? Flasin analistët - Gazeta Express
string(59) "kush-ben-me-se-shumti-gafa-tek-politikanet-flasin-analistet"

Kush bën më së shumti gafa tek politikanët? Flasin analistët

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 21:00

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për gafat apo deklarimet joserioze të politikanëve në Kosovë ndër vite.

Gazetari Valon Syla ka thënë se ka pasur politikanë të shumtë që kanë thënë gjëra jo të duhura në momente të caktuara, por një e dallon nga të tjerët.

Lexo Edhe:

“Ka qenë Agim Bahtiri. Ai ka qenë ndër politikanët që ka dhënë deklaratat më joserioze dhe ka thënë fjalë qënuk kanë kuptim apo që ka mendua se kanë kuptim tjetër”, tha Syla.

Sipas tij, prej politikanëve që janë në pozitë sot, dallohet një tjetër.  

“Është padyshim Jahja Koka. Deklaratat e tij janë shumë jashtë realitetit”, shtoi ai.

Tutje profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se disa politikanë dinë t’i përdorin gafat në favor të tyre.

“Bahtiri ishte qesharak, por ai me kohë arriti që t’i përdorë ato në favor të vetin”, tha ai. /Gazeta Express/