Pacolli poston foto nga pushimet në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë - Gazeta Express
string(85) "pacolli-poston-foto-nga-pushimet-ne-shqiperi-aty-ku-fle-zemra-vendi-me-i-mire-ne-bote"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 18:33

Pacolli poston foto nga pushimet në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë

Lajme

Gazeta Express

05/07/2022 18:33

Raportimet e fundit se ai është i përfshirë në një skandal të pastrimit të parave në Venezuelë duket se nuk i ka bërë përshtypje Pacollit i cili ka vazhduar me përditshmërinë e tij. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka postuar një foto nga Shqipëria, ku ai po kalon pushimet verore.

“Pushimet në Shqipëri, aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë!”, shkroi ai.

Lexo Edhe:

 Lidhur me raportimet Pacolli ka reaguar po ashtu sot ku ka thënë se “Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush””. Pacolli tha se është rreshtuar kundër regjimit të Maduros kur ishte ministër i Jashtëm

Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezuelase.