PD i bashkohet denoncimeve të LSI për inceneratorët: Mafia mbërriti dhe në azil, të dorëhiqet Rama - Gazeta Express
string(96) "pd-i-bashkohet-denoncimeve-te-lsi-per-inceneratoret-mafia-mberriti-dhe-ne-azil-te-dorehiqet-rama"

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2022 12:47

PD i bashkohet denoncimeve të LSI për inceneratorët: Mafia mbërriti dhe në azil, të dorëhiqet Rama

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2022 12:47

Partia Demokratike i është bashkuar denoncimeve të LSI për aferën e inceneratorëve. Përmes një deklarate për shtyp deputeti Belind Këlliçi foli për mashtrimin që i është bërë të moshuarës Haxhire Gurakuqi, e cila rezultoi me pasuri marramendëse, prej 30 milionë dollarësh, së bashku me Thanas Çanin.

“PD kërkon sot dorëheqjen e menjëhershme të Edi Rama. PD iu bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe Shqipërisë”, tha Belind Këlliçi.

Lexo Edhe:

Për Mafian e inceneratorëve nuk dinte gjë, sepse nuk i ndiqte lajmet. Deri ditën kur mafia mbërriti edhe në azilin e saj, dhe zonja Gurakuqi u bë vetë lajmi. Dy prokurorë ‘fake’ shkojnë dhe i marrin firmën për ‘t’i zhbllokuar’ lekët e pensionit”, u shpreh deputeti.

Deklarata e Këlliçit

Haxhire Gurakuqi është një shqiptare e moshuar që jeton në azil. Ajo priste që Edi Rama dhe Arben Ahmetaj t’i ndërtonin shtëpinë e shembur nga tërmeti. Për Mafian e inceneratorëve nuk dinte gjë, sepse nuk i ndiqte lajmet. Deri ditën kur mafia mbërriti edhe në azilin e saj, dhe zonja Gurakuqi u bë vetë lajmi. Dy prokurorë ‘fake’ shkojnë dhe i marrin firmën për ‘t’i zhbllokuar’ lekët e pensionit. Letrat e firmosura prej saj janë, në fakt, leja që ata të përdorin llogarinë bankare të së moshuarës dhe të qarkullojnë 30 milionë eurot e inceneratorëve të ‘biznesmenëve fake’ Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.

‘Fake’ sepse, pas tyre janë Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj dhe Rama. Partia Demokratike përçmon me neveri mashtrimin e një të moshuare, të braktisur në azil nga inkompetenca e pushtetit, dhe dënon me forcë vjedhjen e radhës në serialin “Mafia e inceneratorëve’.

Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë kokën e aferës qindra milionë euroshe dhe të mos merret më me bishtat. Deklarata e këtij institucioni, pas skandalit të fundit, se po ndjek paratë, kur hetimet kanë filluar prej 1 viti, nuk është serioze. Nën dritën e fakteve të reja, skandalit të radhës dhe traditës në hajdutëri të kësaj qeverie, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.

Partia Demokratike i bën thirrje të gjithëve, të djathtë e të majtë, të ngrihen në mbrojtje të dinjiteti të tyre dhe të Shqipërisë. Duhet menjëherë ndalur marshimi mbi shpinat e shqiptarëve i bandës në pushtet. Pasi çon 500 mijë shqiptarë në azilet e botës në 9 vjet qeverisje, ordinerët e tij u shkojnë atyre që kanë mbetur, deri në azilet e pleqve, dhe u marrin kacidhet e shpenzimeve funerale.

Ju rikujtojmë shprehjen famëkeqe “Nuk keni parë asgjë, akoma!”. Pas Haxhire Gurakuqit nuk ka mbetur më asgjë për të parë. Hiq dorëheqjen e Edi Ramës dhe fundin e qeverisë më të korruptuar në historinë e Europës. Ndaj, Të nderuar qytetarë, Bashkohuni me shoqërinë civile dhe Partinë Demokratike më 7 korrik! Për një Shqipëri në rrezik. Për një Shqipëri që kalon nga duart e hajdutëve në të shqiptarëve.

/Express