Alush Telaku dhe Vanesa Beka garuan sot në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” - Gazeta Express
string(71) "alush-telaku-dhe-vanesa-beka-garuan-sot-ne-lojerat-mesdhetare-oran-2022"

Alush Telaku dhe Vanesa Beka garuan sot në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 17:49

Notarët tanë, Alush Telaku dhe Vanesa Beka, kanë vazhduar garat në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Telaku garoi në 200 metra delfin, ku e mbylli garën në vendin e gjashtë, aq sa ishin garues, me kohë 2:13.84 minuta.

Lexo Edhe:

Beka garoi në disiplinën 50 metra bretkosë dhe doli e pesta, aq sa ishin garues, me kohë 37.14 sekonda.

Vanesa është vetëm 15-vjeçare dhe garat në LM “Oran 2022”, ku garoi me seniore, do të jenë përvojë e mirë  për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Telaku garon edhe nesër në 100 metra delfin, ku do të mbyllet edhe garimi i ekipit tonë në Oran. /Gazeta Express/