Elida Loci është bërë e njohur në TikTok me videot që publikon. Por 27 vjeçarja ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në SHBA. Ajo u largua kur ishte në gjimnaz. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se u largua drejt Amerikës me një program studimi, ku kreu vitin e fundit të gjimnazit.
Më pas kreu dhe shkollën e lartë për ekonomi. Ndonëse kishte pasion avokatinë, ajo tregoi se studioi për ekonomi pasi fitoi një bursë të plotë. Megjithatë, ajo tregoi se prej disa vitesh punon në gjykatë. “Erdha me një lloj programi kur bëra vitin e fundit të gjimnazit dhe më pas aplikova për shkollë të lartë.
Aplikova në disa shkolla dhe pata fat sepse më dhanë bursë falas. Dhe pse kam punuar në zyra avokatie por duke qenë se ma dhanë shkollën falas, vendosa që të studioj për ekonomi. Në fillim punoja në zyra avokatie. Kur isha në shkollë mora vesh se kishte një vend pune në një gjykatë lokale.
Pasi bëra testin, qëndrova për katër vite. Më pas kam punuar në gjykata të tjera.”, tregoi Elida. Ndërkaq, ajo tregoi se bashkë me të dashurin, i cili nuk është shqiptar, kanë nisur që të qëndisin bluza me shqiponjën dy krenare.