Carlos Sainz shkruan historinë në Formula 1, triumfon në Çmimin e Madh të Britanisë
Sport
Gazeta Express
03/07/2022 19:00
Carlos Sainz ka triumfuar
në garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1.
Kjo fitore është historike për pilotin e Ferrarit, pasi është e para në karrierë për të në një garë të Formula 1, shkruan Gazeta Express.
Pas Sainzit, u
renditen: Sergio Perez (Red Bull), Lewis Hamilton (Mercedes), Charles Lecler (Ferrari)
dhe Fernando Alonso (Alpine).
Listën me dhjetë
më të mirët në këtë garë e kompletuan: Lando Norris (McLaren), Max Verstappen (Red
Bull), Mick Schumacher (Haas), Sebastian Vettel (Aston Martini) dhe Kevin
Magnussen (Haas). /Gazeta Express/