E FUNDIT/Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, një i plagosur - Gazeta Express
string(59) "e-fundit-te-shtena-me-arme-zjarri-ne-mirdite-nje-i-plagosur"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2022 22:33

E FUNDIT/Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, një i plagosur

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2022 22:33

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Mirditë.

Policia njofton se shtetasi Martin Prenga, 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë, është konfliktuar me dy persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë.

Lexo Edhe:

51-vjeçari është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen për ndihmë mjekësore.

Rasti është denoncuar pas mbërritjes së të plagosurit në spital.

Njoftimi i policisë

Mirditë / Informacion paraprak

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.