LXX/ ‘Etje’ dhe ‘Ushtarë të Vegjël’ - Gazeta Express
string(30) "lxx-etje-dhe-ushtare-te-vegjel"

Arte

Gazeta Express

30/06/2022 14:37

LXX/ ‘Etje’ dhe ‘Ushtarë të Vegjël’

Arte

Gazeta Express

30/06/2022 14:37

Në kuadër të LXX, të Kino ‘Lumbardhi’ të premten dhe të shtunën shfaqën dy filma ‘Etje’ dhe ‘Ushtarë të Vegjël’.

Fondacioni Lumbardhi vazhdon programin e 70-vjetorit të filmit LXX me dy filma nga ish-Jugosllavia .

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën kuratoriale rreth përzgjedhjes së këtyre filmave.

“Filmat e mi kanë të bëjnë me brezin tim, me vitet tona të pasluftës, me besimin se jemi rritur befas dhe brenda natës i kemi lënë pas vetes lojërat e fëmijëve. Më kujtohen ato vite si një jetë me fat. Të gjithë ishim të lumtur dhe të gjithë besuam në të njëjtat gjëra.”

Bato Čengić.

“Ushtrarë të vegjël” (1967), i njohur gjithashtu si “Loja me ushtarë” është filmi debutues artistik i metrazhit të gjatë i Bato Čengić. Filmi u frymëzua nga rrënojat e Jugosllavisë së Luftës së Dytë Botërore, por edhe nga konotacionet e përbashkëta rreth vetëzimeve “ne” dhe “ata”. Dhe, si çdo regjisor i “të tjerëve”: i të ndryshmëve, i të përjashtuarve, i të braktisurve – ai vizualizon një histori për “ne” përmes “ata”, ku “Ne” jemi shtypësit, “Ne” jemi dhuna , “Ne” jemi fuqia e padiskutueshme.

“Etje” e Dimitrie Osmanlit (1971) nga disa kritika konsiderohet si një koment ndaj valës së zezë jugosllave, dhe ngjashëm me veprën e Bato Čengić, filmi flet për ata që nuk kanë zë: banorët e një fshati të vogël maqedonas “në mes të askundit”, që nuk kanë qasje në ujë në kohërat kur borgjezia e kuqe jeton la dolce vita (jetën e ëmbël).

I rëndësishëm për të dy filmat është koncepti i ndërprerjes – një ndërprerje estetike që ndërlikon porosinë ndaj shoqërisë- në rastin e parë, mbërritja e djalit të një ushtari nazist në jetimoren e një partizani, ndërsa në rastin e dytë, mbërritja e një grupi inxhinierësh në fshatin e varfër e të harruar që vuan nga thatësia.

Kështu, “Etje” dhe “Ushtarë të vegjël” ndajnë ekranin duke pyetur guximshëm se kush është ai që duhet parë dhe dëgjuar, kush flet dhe kujt i flitet – aspekte të përcaktuara në mënyrë rigjide nga hierarkitë e çmuara nga tradita të cilat janë intensifikuar më shumë se kurrë nga kapitalizmi bashkëkohor global.

Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.

‘Etje’ shfaqet të premten me 1 korrik nga ora 20:30, ndërsa ‘Ushtarë të vegjël’ shfaqet të shtunën, më 2 korrik po ashtu nga ora 20:30.

/Gazeta Express