Rama s'i ndahet Bidenit në Samitin e NATO's, shihet duke biseduar e shtrënguar duart me të - Gazeta Express
string(87) "rama-si-ndahet-bidenit-ne-samitin-e-natos-shihet-duke-biseduar-e-shtrenguar-duart-me-te"

Rama s’i ndahet Bidenit në Samitin e NATO’s, shihet duke biseduar e shtrënguar duart me të

Lajme

Gazeta Express

29/06/2022 11:54

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga Samiti i NATO’s që po mbahet në Madrid të Spanjës. Ajo që bie në sy në këtë video është se Rama s’i ndahet Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, raporton Express.

Rama shihet dy herë duke biseduar me Bidenin e me raste edhe duke ia vendosur dorën në shpinë.

Lexo Edhe:

Pas realizimit të fotografisë së përbashkët, Rama edhe shtrëngon duart me Bidenin.