Pas marrëveshjes me Leeds Unitedin për Raphinhan, Chelsea raportohet se tani ka nisur bisedimet edhe me agjentin e lojtarit.
Leedsi ka pranuar një ofertë prej 64 milionë eurosh nga “Blutë” për sulmuesin brazilian, transmeton Gazeta Express.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Chelsea tani ka nisur bisedimet edhe me ish-lojtarin, Deco, i cili është agjenti i Raphinhas.
Sipas gazetarit italian, klubi londinez i ka dërguar tashmë një ofertë zyrtare 25-vjeçarit dhe agjentit të tij lidhur me kushtet personale.
Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, thuhet se dëshiron të jetë i shpejtë për finalizimin e marrëveshjes për të shmangur problemet eventuale. /Gazeta Express/