Në Teatrin ‘Muharrem Qena’ në qytetin e Mitrovicës do të luhet nesër repriza e shfaqjes komedi ‘Vampiria’.
Shfaqja me skenar e regji të Ard Islamit e pati premierën ditë me parë, më 24 qershor në teatrin e Mitrovicës, nesër me fillim nga ora 20:00 luhet repriza e parë e shfaqjes.
Aktorët që luajnë në shfaqje janë: Agan Asllani, Qendresë Jashari, Fisnik Ademi, Arbnorë Nuha dhe Mehmet Preteni.
Teatri ‘Muharrem Qena’ i cili gjendet brenda objektit të Qendrës së Kulturës, ka njoftuar që për shkak të bashkëatdhetarëve, gjatë muajit qershor dhe korrik, të gjitha shfaqjet do t’i ketë pa pagesë për shikuesit.
/Gazeta Express
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...