Pjerin Xhuvani u vra në sy të nëndrejtorëve të rendit në Elbasan: Dhanë dëshmi të rreme - Gazeta Express
string(101) "pjerin-xhuvani-u-qellua-ne-sy-te-nendrejtoreve-te-rendit-ne-elbasan-dhane-deshmi-te-rreme-per-vrasjen"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 8:54

Pjerin Xhuvani u vra në sy të nëndrejtorëve të rendit në Elbasan: Dhanë dëshmi të rreme

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 8:54

Dy nëndrejtorët e rendit në Elbasan Albert Nushi dhe Nikollaq Palla ndodheshin në vendin e ngjarjes, ku mes dy grupeve, mbështetës të PD e PS, pati përplasje me armë zjarri, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, u vra Pjerin Xhuvani. Ditën e djeshme për to është dhënë masa e arrestit në shtëpi.

Sipas prokurorisë, dy zyrtarët e policisë dhanë dëshmi të rreme për ngjarjen. Më 21 prill të 2021, Xhuvani u  vra nga shkëmbimi i zjarrit në lagjen 5 maji, ku mbështetës të PD u konfliktuan me një mbështetës të PS me pretendimin se brenda mjetit që qarkullonte kishte para për të blerë vota.

Lexo edhe: 2 zv.drejtorë të policisë “mbyllën sytë” për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Basha: Rama përdori policinë

Mjeku Pjerin Xhuvani me dhëndërin e tij dhe persona të tjerë shkuan për të mbrojtur mikun e tyre.

Lexo edhe: Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pezullohen 6 policë, dy në arrest shtëpie! Si iu vu arma në kokë zv.drejtorit

Dy nëndrejtorët e policisë mbërritën aty për të sqaruar rrethanat e sherrit. Në prani të tyre, mes dy palëve pati një përplasje fillimisht verbale e më pas me armë zjarri.

Sipas hetimeve të prokurorisë, dy nëndrejtorët e rendit, jo vetëm që nuk arritën ta shmangnin ngjarjen ku u plagosën edhe katër persona të tjerë, por dhanë në policinë gjyqësore deklarime të rreme. Për këto vepra penale, Gjykata e Elbasanit ka dhënë për ta masën e arrestit në shtëpi. Për këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra edhe 6 efektivë të tjerë.

/Express