string(62) "cili-ishte-kontakti-i-fundit-i-blerta-deliut-me-vjosa-berishen"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 11:48

Cili ishte kontakti i fundit i Blerta Deliut me Vjosa Berishën?

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 11:48

Producentja e njohur e filmave, Vjosa Berisha, ka vdekur të enjten e 23 qershorit.

Ajo ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare, gjersa ishte e diagnostikuar me kancer në vezore prej më shumë se një vit.

Vdekja e saj ka lënë të pikëlluar të gjithë, e posaçërisht ata që e njohën artisten nga afër.

Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, deputetja Blerta Deliu-Kodra, tha se Berisha ishte model i gruas së guximshme.

“Vjosa do të mbetët ikonë e kryeqytetit, një grua që ka qenë model, jo vetëm për t’i ndjekur ëndrrat por edhe për të punuar fortë për Kosovën. Këtë kohën e fundit me të thënë të drejtën nuk është që e kam takuar, për shkak që ajo kishte përballjen e fundit me sëmundjen dhe u largua në Londër, por që më ka ra përmes Shkumbinit, vëllait të saj të informohem rreth shëndetit të saj”, tha Deliu-Kodra për T7

Për ta shikuar të plotë intervistën, klikoni në video. /GazetaExpress/.