Tchouameni dhe Rudiger i kanë dhënë muskujt të mirë Real Madridit - Gazeta Express
string(65) "tchouameni-dhe-rudiger-i-kane-dhene-muskujt-te-mire-real-madridit"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 22:19

Tchouameni dhe Rudiger i kanë dhënë muskujt të mirë Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 22:19

Los Blancos janë të prirë që ta kombinojnë talentin, forcën dhe shpejtësinë

Me përjashtim të disa lojgarëve që duhet të largohen dhe një sulmues që do të ishte zëvendësues i Karim Benzemës, skuadra e Real Madridit për sezonin 2022-23 tashmë është kompletuar.

Me ardhjen e Aurelien Tchouameni dhe Antonio Rudiger, është e qartë tashmë se cilat do të jenë planet e Carlo Ancelottit për sezonin e ri

Ardhja e këtyre dy lojtarëve të mëdhenj ka shtuar fuqi fizike që Fede Valverde, Eduardo Camavinga, Vinicius Junior, Ferland Mendy, Eder Militao dhe David Alaba e kanë, duke e bërë Real Madridin një skuadër të fortë fizikisht.

Do të ishte gabim të thuash së cilësia më e fortë është kur keni skuadër fizike. Real Madridi ka sjellë lojtarë të jashtëzakonshëm, por nuk mund të mohohet që ata kanë edhe aftësi dhe janë të shpejt në këmbë e që këta nuk janë faktorët kryesor që kontribuojnë në futbollin sot.

Për shkak të gjatësisë dhe aftësisë së tij për të mbuluar mesfushën, Camavinga është mesfushori më i kompletuar i qendrës së mesfushës, ai po ashtu di të shënojë gola.

E njëjta gjë mund të thuhet për Alaban, gjithanshmëria e të cilit bën që ai të luajë si mbrojtës qendre, krahu apo si mesfushorë qendrorë dhe edhe ai është i gjatë dhe i shpejt.

Vinicius, shembulli më i mirë

Pa asnjë dyshim, Vinicius është shembulli më i mirë fizik që lidhet me talentin. Puna e tij gjatë çdo ndeshje është e paimagjinueshme, e ku braziliani talentit të tij ia shton edhe vrapimit me kilometra në sulm e mbrojtje derisa arrin t’i ikë mbrojtësve kundërshtar.

Nën Ancelottin, Valverde ka treguar se ai është i mirë në pozitën e tij. Ai ka vazhduar kontributin më energjinë e tij duke ndihmuar Casemiron në zonën e tij dhe zonat ku ka më pak fizik ku është Toni Kroos dhe Luka Modric, sidomos në rastet kur braziliani nuk është në lojë.

Tchouameni dhe Rudiger

Arritja e Tchouameni tregon trendin e fundit të Real Madridit. Pra, këtu kemi një tjetër muskul në mesfushë.

Ai është një futbollist modern, i gjatë 1.87 i gjatë, por ai ndryshon nga Casemiro në atë që ka më shumë shkathtësi, forcë dhe qëndrueshmëri. Ai mund të shënoi gola, të ndërpresë sulmet e kundërshtarit dhe të bëjë pasime.

Mbrojtja e Los Blancos tani është solide. Ferland Mendy është një shembyll, i cili fitoi vendin e stratuesit para Marcelos dhe ka treguar çfarë mund të bëjë.

Arritja e një mesfushori të qendrës si Rudiger, i cili ka qenë lojtari më i shpejt në Premier Ligë, sipas një studimi tregon që mbrojtja e këtij ekipi është kompletuar. Rudiger po ashtu shton më shumë karakter dhe imponim, për të cilat gjëra njihet ai. /GazetaExpress/