Mungesa e energjisë elektrike ka ndërprerë punën në zyrat e ALEAT në Vlorë. Prej dy ditësh nuk ofrohet shërbim për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Mësohet se shkak për prerjen e energjisë elektrike është një debit i pa paguar në vitin 2020. Sipas OSHEE energjia është rilidhur në mënyrë të paligjshme sërish nga ALEAT e për këtë nga OSHEE kjo zyre është gjobitur.
Qytetaret shprehen se edhe pse kane paguar për pasaportën e shpejtë nuk e kanë marrë.
“Kemi që dje, erdhëm na thanë për 10 minuta, kemi që dje akoma.na thanë ka problem teknik dhe po presim tani”, tha një qytetar.
“Më thanë do presësh për momentin. E pyeta sa do pres, tha 2-3 orë, nuk e dimë. Kishte ndezur telefonin dhe numëronte fletët. I thashë ku e ke gjeneratorin. Nuk kanë energji, ja kanë prerë se nuk kanë paguar dritat.”, u shpreh më tej.
/Express
aaaaa