Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë - Gazeta Express
string(71) "ashtu-sic-pritej-vjosa-osmani-ia-aprovon-kurtit-marreveshjen-me-serbine"

Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

Lajme

Gazeta Express

21/06/2022 20:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashtu siç pritej në lidhje me marrëveshjen e për udhërrëfyesin e energjisë elektrike për katër komuna në veri të Kosovës. Osmani ka dalë në krah të Kurtit dhe Bislimit duke e mbështetur marrëveshjen.

Osmani thotë se Kosova ka treguar që është konstruktive dhe e angazhuar aktivisht në dialog, derisa thotë se tani zbatimi i marrëveshjes është hapi kyç përpara.

Lexo Edhe:

“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie kruciale. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces”, shkroi ajo.

“Tani zbatimi është hapi kyç përpara!”, shtoi Osmani në një reagim në Twitter.

Kujtojmë se sot Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për udhërrëfyesin për faturimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Kosova dhe Serbia janë marrë vesh sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është  arritur në Bruksel qysh më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja shkruan Gazeta Express.

Emisari i BE-së, Lajçak që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e nënshkruar nga Besnik Bislimi e Aleksandër Petkoviq, ka publikuar Udhërrëfyesin me pikat.