IKMT shemb kioskat pa leje ndërtimi në plazhin e Qerretit
Shqiperi
Gazeta Express
20/06/2022 17:51
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) vijon aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje në zonat e plazhit.
IKMT ka vijuar me aksionin ditën e sotme në zonën e plazhit në Qerretit, ku janë shembur disa kioska që ishin të ndërtuara pa leje.
Prej disa kohësh IKMT vijon punën për shembjen e ndërtimeve pa leje në gjithë vijën bregdetare në vend, për të bërë kështu të mundur edhe lirimin e hapësirave publike.