Arsenali raportohet se po e përgatitet që të kompletojë dy transferime në javën e ardhshme.
Bëhet fjalë për transferimin e sulmuesit, Gabriel Jesus, nga Manchester City dhe qendërmbrojtësit, Lisandro Martinez, nga Ajaxi.
Sipas “Daily Mail”, Arsenali synon që t’i mbyllë këto marrëveshje për 70 milionë funte, transmeton Gazeta Express.
“Topçinjtë” më herët zyrtarizuan transferimin e Marquinhos nga Sao Paolo, teksa ka arritur marrëveshje edhe me Fabio Vieiran.
Klubi nga Londra ka rinovuar kontratat edhe me Mohamed Elnenyn e Eddie Nketiahn. /Gazeta Express/