Prishtina ndal Micin dhe Krasniqin - Gazeta Express
string(34) "prishtina-ndal-micin-dhe-krasniqin"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2022 19:30

Prishtina ndal Micin dhe Krasniqin

Futboll

Gazeta Express

17/06/2022 19:30

Tashmë gjithçka është edhe zyrtare. Prishtina do t’i ketë në ekip edhe për sezonin tjetër dy yjet, Gledi Micin dhe Endrit Krasniqin.

Përmes një postimi në Facebook, FC Prishtina njoftoi arritjen e marrëveshjes me Endrit Krasniqin, njërin prej më të mirëve te Prishtina.

Ai do të jetë pjesë e “Plisave” edhe për edicionin 2022/23 nën drejtimin e Munishit, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, edhe Gledi Mici do të vazhdojë me kryeqytetasit. Ai këtë e bëri të ditur në Instagramin e tij. Madje, në edicionin e ri pritet që Mici të jetë kapiten i Prishtinës.