Trajneri Tahir Batatina po e shijon ende trofeun e dytë të Kupës së Kosovës të cilën e fitoi me ekipin e tij, Llapi.
Si rezultati i kësaj, ekipi nga “Zahir Pajaziti” do të luajë për herë të dytë radhazi në garat evropiane, shkruan “Gazeta Express”.
Por, trajneri llapjan, i cili njihet me deklaratat e tij të veçanta, e ka bërë një kërkesë për Qeverinë Kurti, që lidhet me autostradën.
Gjithashtu, Batatina ua ka thënë tifozëve llapjanë një premtim – fitimin e titullit të parë dhe historik për këtë klub.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Batatinës në rrjetet sociale. /Gazeta Express/